Metropolitan

Kënga e Erës ishte e bukur, por mos ndoshta është e kopjuar?

Kënga e Erës ishte e bukur, por mos ndoshta është e kopjuar?

Era Rusi prezantoi dje këngën e saj pjesëmarrëse në festivalin "Kënga Magjike". Kësaj here, ajo erdhi me një baladë të quajtur "Mos ma merr" - ku teksti është shkruar nga Fifi - në qendër të së cilës ishte një trekëndësh dashurie. Në këngë, Era "i përgjërohet" dashnores së partnerit ta kthejë sërish këtë të fundit tek ajo.

Ndonëse fabula është e pakohë dhe një ngjarje e tillë ka ndodhur dhe do të ndodhë gjithmonë, për hir të së vërtetës kur dëgjoje tekstin ishte e pamundur që mendja të mos të të shkonte tek kënga më e famshme e Dolly Parton, "Jolene", për të cilën këngëtarja e muzikës country është frymëzuar nga ndodhi personale.

Edhe aty këngëtarja i kërkon deri në përgjërim dashnores së bashkëshortit, e cila njësoj si tek "Mos ma merr", ishte një femër magjike që në krah të saj mund të kishte çdo mashkull.

“Ajo, një femër e rrallë 
Do ta doja dhe unë, po të isha djalë 
Ajo, me flokun presh të zi 
Nga dreqin erdhe ti, je një përrallë 
Ajo, me plot delikatese
Mmmm me prekje zvarrë të tërheq 
Ajo, vemendjen ta grabit 
Jo çdokush e kapërdin”.

Vargjet e mësipërme janë të këngës "Mos ma merr", por në fakt ngjajnë si shqipërim i "Jolene".

Kënga e Erës ishte e bukur, por mos ndoshta është e kopjuar?

“Bukuria jote s’ka të krahasuar

Me flokë gështenjë që shndërrisin

Me lëkurën e fildishtë dhe sytë në ngjyrë smeraldi

Buzëqeshja jote është si fllad pranveror

Zëri yt është delikat si shiu i verës

Dhe unë s’mund të krahasohem me ty, Jolene!”

Kënga e Erës ishte e bukur, por mos ndoshta është e kopjuar?

Dhe nëse fillimisht menduam se është thjesht një ngjashmëri e rastësishme, refreni përforcon mendimin e parë.

Kënga e Erës ishte e bukur, por mos ndoshta është e kopjuar?

“Jolene, Jolene, Jolene

Të përgjërohem mos ma merr atë

Mos e merr vetëm sepse mundesh

Ti mund të kesh cilindo burrë të duash

Por unë s’mund të dashurojë më kurrë

Ai është i vetmi për mua, Jolene”- këndon Dolly në refren.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#mosmamerr #kengamagjike2018 Music&Lyrics @fifi.official.fr Arrangement @darkodimitrov #linkinmybio

A post shared by era_rusi_official (@era_rusi_official) on

Sigurisht, nuk mund të mos përmendim interpretimin e fuqishëm të Erës, që arriti të sjell shumë emocion tek publiku dhe kjo vihet re edhe përmes reagimeve të njerëzve në Instagram. Përsa i përket tekstit, nuk jemi të vetmit që për të mos thënë përkthim, na u duk shqipërim ose përshtatje e këngës "Jolene".

Është afër mendsh që frymëzimi i tekstshkruesit apo kompozitorit do të merret se s’bën nga diku dhe  kjo është ok, por fjalët e "Mos ma merr" duket sikur e kalonin këtë kufi. Dhe ne, s’jemi të vetmit që mendojmë kështu. Sapo kënga është publikuar në YouTube, ishin të shumtë njerëzit që "akuzonin" Erën se kishte ardhur me një version shqip të Jolene.

Kënga e Erës ishte e bukur, por mos ndoshta është e kopjuar?

Edhe pse komentet pozitive nuk mungonin, pasi profesionalizmi i Rusit nuk mund të mos vihet re, një pjesë e mirë siç mund ta shihni më poshtë, ishin në një mendje.

Kënga e Erës ishte e bukur, por mos ndoshta është e kopjuar?

Kënga e Erës ishte e bukur, por mos ndoshta është e kopjuar?

Kënga e Erës ishte e bukur, por mos ndoshta është e kopjuar?

Kënga e Erës ishte e bukur, por mos ndoshta është e kopjuar?
Komenti është marrë nga Instagram-i zyrtar i era_rusi_official

Për të mos harruar, pamjen e Erës. Sërish rastësi?

Kënga e Erës ishte e bukur, por mos ndoshta është e kopjuar?

Që Fifit të mos i ketë rastisur kurrë të dëgjojë "Jolene"-in e famshëm gjatë gjithë jetës së saj na duket paksa e pabesueshme, por nëse është kështu, ajo dhe Dolly Parton kanë qenë në të njëjtën valë mendimesh kur kanë shkruar tekstin.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

The song of the Wind was beautiful, but is it probably duplicated?

Kënga e Erës ishte e bukur, por mos ndoshta është e kopjuar?