TV Mania

S’i mban dot lotët: Daniela e vogël përlot Ardit Çunin

27 Tetor 2018

S’i mban dot lotët: Daniela e vogël përlot Ardit

I ftuar në emisionin ''Trokit'' në In Tv, Ardit Çuni, këngëtari që konkurron së bashku me Daniela Tocin, dikur pjesëmarrëse në ''The Voice Kids'', tek ''Kënga Magjike’’, s’ka mundur t’i mbajë lotët teksa një video-mesazh i Danielës është shfaqur gjatë emisionit.

E vendosur para dërrasës në klasë të zbukuruar me zemra, Daniela tregon se shumë njerëz e pyesin nëse do ta fitojë festivalin ''Kënga Magjike''. Por për të, çmimi siç duket nuk ka rëndësi, pasi ajo e ka arritur qëllimin e vet. Kënga është pritur mirë, ka marrë shumë klikime dhe kjo mjafton.

Arditi përlotet nga fjalët e saj dhe më pas nuk heziton të tregojë se edhe ai ka kaluar momente të vështira si Daniela. Prandaj nuk u mendua dy herë për të realizuar këngën ''Qaj''.

S’i mban dot lotët: Daniela e vogël përlot Ardit

Historia e Danielës një vit më parë, asokohe konkurrente në “Voice Kids” bëri mjaft bujë. Jetonte në Kukës së bashku me motrat, vëllain e vogël dhe gjyshen, ndërsa prindërit lufonin me varfërinë në një fshat të Kukësit.

S’i mban dot lotët: Daniela e vogël përlot Ardit

Për prindërit e Danielës konkurrimi në The Voice ishte vërtet një sakrificë e madhe. Me kushtet e tyre, vajtja në Tiranë dhe ndjekja e ëndrrës së vogëlushes së tyre nuk është e thjeshtë: “Me ato mundësi që kam do mundohem ta ndjek në Tiranë dhe kudo, dhe të më shkojë fëmija sa më mirë. Ishalla do Zoti…” tregoi babai i 13-vjeçares. Duket se lutjet u dëgjuan dhe gjërat shkuan vërtet shkëlqyeshëm.

Arditi dhe Daniela prezantuan tek “E diela shqiptare” këngën “Qaj”, një baladë e ndjerë, që përcillet më së miri përmes zërit të vogëlushes.

 

 

MOS I HUMBISNI