10 kuzhina botërore: Cili prej këtyre vendeve ka ushqimin më të mirë?

 Read in English

Ushqimi është me shumë gjasa një nga llojet e dashurive që s’vdes kurrë. Sa më shumë të mësojmë rreth tij, aq më të lumtur dhe të bukur do të dukemi. Nëse jeni kureshtarë rreth kulturave të ndryshme të kuzhinës, hidhini një sy destinacioneve të mëposhtëme dhe planifikoni në mendje udhëtimin e radhës.

10. SHBA

Amerika e di më mirë se gjithë të tjerët si të të shuajë urinë shpejt e shpejt.  Kjo sepse ushqimet më popullore në SHBAe kanë origjinën nga vendet e tjera. Pica është traditë italiane, patatet janë belge ose gjermane, hamburgerat gjithashtu. Ajo çfarë Amerika ka bërë është t’i ofrojë të gjitha këto në mënyrën e saj.

Ia vlen për tu provuar?

Cheeseburger-shembulli perfekt i bashkimit të gjërave të mira në një akoma më të mirë.

S’ja vlejnë: Gjithë ushqimet e tjera të proçesuara.

9. Meksika

Nëse do t’ju duhet të hanit gjithë jetën tuaj ushqimin e vetëm një vendi, Meksika është zgjedhje e zgjuar. Kjo kuzhinë ka gjithçka dhe s’do t’ju mërzitet kurrë.

Ja vlejnë për t’u provuar:

Mole: salcë tradicionale shumëvjeçare e bërë nga speca djegës, erëza, çokollatë dhe përzjerje të tjera magjike.

Tacos el pastor dhe Tamales janë gjithashtu ushqime të tjera që duhen provuar me çdo kusht.

Nuk ja vlejnë: Tostadas- e njëjta gjë me taco-n ose burrito-n, por e shërbyer në një mënyrë që e bën gati të pamundur për t’u ngrënë.

8. Tajlandë

Ky vend mbahet për ushqimet që bëhen dhe konsumohen rrugëve. Kombinimi i erëzave të shijeve të ndryshme bëhen bashkë njësoj si të ishin melodia perfekte e një muzike.

Ja vlejnë: Nëse ju bie rruga, mos lini pa provuar ‘Tom yam kung’, ‘Massaman curry’ dhe ‘Som tam’.

7. Greqia

Të udhëtosh dhe hash në Greqi është nga ato eksperienca që s’duhet humbur. Deti i kaltër, ndërtesat e bardha, vaji i ullirit, djathi, sallatat shumëngjyrëshe, mishi dhe sufllaqet e shumëpërfolura.

Ç’të provoni?

Spanakopita, ose ndryshe byrekun me spinaq.

Gjiro- pijet e mbrëmjes s’kanë kurrsesi të njëjtën shije nëse nuk shoqërohen me piten e famshme, të mbushur me mish dhe salcat tipike.

Çfarë mund të shmangni: Lachanorizo- ushqim me bazë lakrën e gatuar shumë me qepë dhe më pas e miksuar me oriz.

6. India

Kur një kuzhinë përdor erëzat kaq shumë sa mishi dhe perimet vijnë në vend të dytë, e dini që vëmendja kryesore do të shkojë tek aromat.

Çfarë duhen provuar patjetër:

1. Dal- India ja ka dalë t’i bëjë thjerrëzat të duken një super ushqim.

2. Dosa- petull që mund ta mbushësh me gjithçka; që nga djathi tek perimet djegëse. Perfekte për drekë ose darkë.

3. Chai- jo të gjithë janë të dhënë pas kafes apo çajit, por chai-it nuk i reziston dot askush.

Çfarë jo:

Pula Balti- u krijua për shijen e britanikëve dhe duhet të ishte reduktuar bashkë me kolonizimin.

5. Japonia

Japonezët janë po aq të saktë në ushqim sa ç’janë edhe në projektet inxhinierike. Shkurt, është e pamundur të hash keq në Japoni.

Çfarë duhen provuar patjetër:

1. Supa miso: pjata tradicionale e ushqimit japonez, e thjeshtë dhe e shëndetshme.

2. Sushi dhe sashimi: kush e dinte që peshku i papërpunuar mbi oriz do të bëhej kaq i famshëm

3. Tempura

Çfarë jo:

Fugu- a ka diçka kaq të shijshme për të cilën ja vlen të rrezikosh jetën nëse e ha? Peshqit e helmuar rezultuan tragjik për disa njerëz teksa darkonin në Egjipt, por në Japoni kjo pjatë po bëhet gjithnjë e më e konsumueshme.

4. Spanja

Le të hamë dhe pimë, pastaj të flemë, pastaj të punojmë për 2 orë derisa të hamë dhe pimë prapë. Ato janë të dhënë pas ushqimeve të shpejta, pasi konsumojnë ushqim në intervale të shpeshta kohe.

Ç’të provoni nëse zgjidhni Spanjën?

Padyshim ushqimin e quajtur Jamon Iberico dhe Churros.

Çfarë të neglizhoni?

Gazpaçon- është e freskët dhe e shëndetshme, por është thjesht sallatë në formë të lëngshme.

3. Franca

Nëse jeni një prej atyre njerëzve që s’ju pëlqen të hani sepse ‘në jetë ka dhe gjëra më interesante se ushqimi’, vizitoni Parisin. Ata besojnë në rëndësinë e ushqimit të mirë dhe më tepër janë të përqëndruar tek kombinimi i djathrave dhe verës.

Ç’të provoni?

Kërminjtë e gatuar: Parizienët përveçse e gatuajnë me shumë delikatesë këtë pjatë, i japin atyre një shije të mrekullueshme.

Macarons: Ëmbëlsirat e famshme nuk mund të shijojnë në asnjë vend tjetër si në Francë.

Baguette: gjëja e parë dhe e fundit që do të doni të hani në Francë.

Çfarë jo:

Foie gras: kanë shijen e 10.000 rosave të pjekura me gjalp. Nuk humbisni ndonjë gjë të madhe edhe nëse s’e provoni.

2. Kina

Gjëja e parë që njerëzit në Kinë i thonë njëri tjetrit kur takohen është: ‘a ke ngrënë?’ Është vendi më i fiksuar në botë pas ushqimit.

Ç’duhet provuar patjetër?

Mishi i derrit i ëmbël- një mëkat i shijshëm që mund të shërbehet në shumë forma.

Dim sum- ushqim tradicional nga Hong- Kong në New York.

1. Itali

Kuzhina më e njohur dhe e pëlqyer në botë. Që nga rizotot e deri tek picat dhe pastat e famshme, ushqimet italiane janë ushqimet e njerëzve të të gjithë botës.

Ç’të provoni?

Ragu alla bolognese, picat sigurisht, dhe kafen ose kapuçinon.

Artikuj të ngjashëm