KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

Ç’dreqin po hamë: Shqipëria e 6- ta në botë për mungesë sigurie ushqimore, pas Mongolisë dhe Libisë

24 Tetor 2018

Situata e sigurisë ushqimore në Shqipëri është skandaloze! Në një studim të fundit për Statusin e Sigurisë Ushqimore në Vendet në Zhvillim, Banka Botërore e ka renditur Shqipërinë të gjashtën në mesin e 90 vendeve nga e gjithë bota, përsa i përket hendekut të kapaciteteve për të menaxhuar sigurinë ushqimore, sidomos ushqimet me origjinë shtazore.

Indeksi i “Hendeku i kapaciteteve” në menaxhimin e sigurisë ushqimore pasqyron hendekun ndërmjet nevojave për siguri ushqimore dhe kapaciteteve për të menaxhuar situatën.

Banka Botërore vëren se mangësitë më të mëdha në drejtim te menaxhimit të sigurisë ushqimore i ka Mauritania, Mongolia, Nikaragua, Libia, Venezulea dhe Shqipëria.

Ndërkohë disa vende si Nigeria, Guinea madje edhe Serbia kanë kapacitete më të larta se nevojat për menaxhimin e sigurisë ushqimore sidomos nga burimet shtazore.

Mungesa e kapaciteteve shihet në praktikat e dobëta të mbarështimit, administrimi në mënyrë të papërshtatshme me shërbime veterinare, kafshët e keqpërdorura gjatë transportit, therja duke mos respektuar parimet bazë shëndetësore, objekte dhe metoda të papërshtatshme të therjes dhe transport i papërshtatshëm i mishit.

Burimi: Monitor

MOS I HUMBISNI