Dieta

Dieta më realiste që kam mbajtur: Si humba 5kg për 1 muaj

24 Tetor 2018

Dieta më realiste që kam mbajtur: Si humba 5kg për 1 muaj

Dieta ketogjene, e preferuara e Hollywood-it, më ndihmoi të rifitoja vetëbesimin që më mungonte prej kohësh duke humbur 5 kg në një muaj.

Shënim: Dieta ketogjene/dieta keto rekomandon që 70% e kalorive të nevojshme ditore të merren nga yndyrnat, 20-25% nga proteinat dhe 5-10% nga karbohidratet. Kjo do të thotë që vaktet e konsumuara gjatë ditës duhet t’u përmbahen këtyre kushteve. Për mëngjes për shembull, mund të konsumohen vezë dhe avokado në vend të çerealeve dhe frutave.

Dieta më realiste që kam mbajtur: Si humba 5kg për 1 muaj

Ndryshe nga dietat që kam mbajtur më parë, ushqimet që konsumoj jo vetëm që më ngopin, por më bëjnë të lëpij gishtat (ok, shprehje kjo; mos i lëpini gishtat). Pra, largojeni nga mendimet idenë se do të mbeteni pa ngrënë. Në vijim po ju paraqes shkurtimisht gjithë detajet e nevojshme.

- Çfarë hëngra: Mish të kuq ose kofsha pule, peshk, fruta deti, perime dhe sallatra, arra, yndyrna të shëndetshme, avokado, gjalpë, vaj ulliri, fruta pylli (jo më shumë se 100 g/ditë), produkte bulmeti në sasi të vogla. Sigurisht që s’kanë pse mungojnë ëmblësirat me miell bajamesh dhe erythrit, zëvendësues i sheqerit me 0 kalori.

- Çfarë NUK duhet të konsumoni: Drithërat, orizin, makaronat, frutat (me përjashtim të frutave të pyllit), mjaltin, patatet dhe pijet me sheqer dhe alkoolin.

- Të mirat e dietës: Humbja në peshë është e shëndetshme. Do të vini re që do të keni memorie më të mirë, më shumë energji, përqëndrim të lartë. Edhe lëkura do të jetë më e shëndetshme.

- Efektet negative: Gjatë javës së parë mund të keni pak dhimbje koke dhe humbje energjie, kapsllëk dhe probleme me gjumin.

- Rezultatet e para: Do t’ju rekomandoja ta mbanin 3 muaj për rezultate optimale. Humbja në peshë vihet re në 4 javët e para. Mund ta mbani për aq kohë sa nuk keni probleme me shëndetin.

Ky artikull u shkrua nga Kristela Çoku, Beauty Blogger – 23 vjeç, themeluese e www.jepanouis.com.

MOS I HUMBISNI