Pak kohë më parë, u zbuluan disa nga emrat që do të performonin në skenën e edicionit të 20 të “Kënga Magjike”, ku një ndër artistët që do të merrte pjesë për herë të parë ishte Ylli Limani. Mirëpo ditën e sotme qarkulluan zëra se këngëtari ishte tërhequr nga gara.
Sipas “Prive”, producentët e këngës kanë vendosur të ndërpresin pjesëmarrjen pasi kënga mund të “eklipsohet” në mesin e një gare të fortë me emra të njohur të skenës.
Anabel kontaktoi me Yllin, i cili tha se “po, nuk do të jem pjesë”. I pyetur mbi arsyet që çuan në një vendim të tillë, këngëtari u shpreh se “nuk ka arsye të mëdha, thjesht e ndjeva dhe u tërhoqa.”
E meqë ra fjala tek Ylli, për të marrë pak veten nga ky lajm zemërthyes, mund të lexoni një artikull interesant që shpjegon karrierën e tij ndër vite, sipas horoskopit. Ylli është Peshore!