Art & Libra

Cila qe vjersha reaksionare e Kadaresë që tërboi Enver Hoxhën?

22 Tetor 2018

Cila qe vjersha reaksionare e Kadaresë që tërboi Enver

Në tetor të 1975- s, Ismail Kadare do të sfidonte një regjim të tërë më vjershën reaksionare “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, apo siç njihet ndryshe “Pashallarët e kuq”. Asokohe, shkrimtari tentoi ta botonte por korrigjuesit dhe kritikët në redaksinë e gazetës “Drita” ngritën alarmin.

Cila qe vjersha reaksionare e Kadaresë që tërboi Enver

Poema denonconte hapur dështimin dhe përlyerjen me gjak të sistemit diktatorial. Mbrëmjen e djeshme, emisioni Exclusive në Top Channel risolli në vëmendje ngjarjen në fjalë duke na zbuluar më shumë detaje.

Cila qe vjersha reaksionare e Kadaresë që tërboi Enver

Ju kujtojmë se në 2016- n, 41 vite pas zbulimit të ditarit sekret të udhëheqësit komunist u gjetën shënime të vetë Hoxhës mbi Kadarenë dhe poemën e tij.

Cila qe vjersha reaksionare e Kadaresë që tërboi Enver

“Ky poet i lig e përgjithëson për të atakuar Partinë, bazën, socializmin, që janë të fortë si çeliku dhe zbatojnë një rrugë të drejtë të palëkundshme marksiste- leniniste të bazuar në luftën e klasave.” shkruan ekzaktësisht Enver Hoxha, ndër të tjera, në ditarin e tij.

Cila qe vjersha reaksionare e Kadaresë që tërboi Enver

Sipas Vahid Lamës, sekretarit personal të Hoxhës, poemën ia kishte lënë mbi tavolinë Ramiz Alia dhe pastaj kishte dalë nga zyra, kështu që kur hyri sekretari, Enveri sapo kishte përfunduar leximin e poemës dhe shpërtheu:

“Merri këto shënime dhe jepja Nexhmijes për t’i sistemuar diku në arkiv. Janë disa gjykime të miat për Ismail Kadarenë, që u dashka ta mbash nga xhaketa për të mos u gremisur në ato humnerat e fantazisë së tij të sëmurë. Ai shkruan për “Pashallarë të Kuq”, po cilët qenkan këta? Anëtarët e Byrosë Politike?! Sigurisht ai kështu mendon. Por ajo mendja e tij, e pleksur me kozmopolitizëm, më pas do t’i pjellë që të shkruajë edhe për “Sulltanin e Kuq”! Hajde shkrimtar, hajde! Ai është një armik i rrezikshëm i partisë. E kemi përkëdhelur shumë, por tani me këto “Pashallarët e Kuq” durimi ynë është sosur, ai do të japë llogari. Poema e tij është akuzë e rëndë për udhëheqjen e partisë, ajo është një trakt i zi, që bën thirrje për kryengritje, është një vepër makabre."

Lama thekson se Enveri "ishte nxirë në fytyrë" dhe shton se "rrallë herë më kishte takuar ta shikoja në atë gjendje aq të shqetësuar". Për Kadarenë thotë se mendoi se kësaj here vërtet do ta pësonte dhe se "lart e poshtë thuhej gojë më gojë që arrestimi i Kadaresë ishte çështje ditësh".

Poema në fjalë është kjo këtu:

Cila qe vjersha reaksionare e Kadaresë që tërboi Enver

Cila qe vjersha reaksionare e Kadaresë që tërboi Enver

Cila qe vjersha reaksionare e Kadaresë që tërboi Enver

Cila qe vjersha reaksionare e Kadaresë që tërboi Enver

Cila qe vjersha reaksionare e Kadaresë që tërboi Enver

Cila qe vjersha reaksionare e Kadaresë që tërboi Enver

Cila qe vjersha reaksionare e Kadaresë që tërboi Enver

Nëse jeni të interesuar për të ditur se si mundi Kadare të dilte gjallë që aty, si u zhvilluan më tutje ngjarjet si dhe figurat që i dolën në mbrotje ndiqni pjesën e dytë.