TV Mania

Ju thamë se Renato Mekolli është shefi më dramatik? Gabuam, është më keq

20 Tetor 2018

Ju thamë se Renato Mekolli është shefi më dramatik? Gabuam,

Dje, Renato Mekollin me të drejtë e cilësuam me humor si “shefin më dramatik, më pjatathyes që na kanë zënë sytë”, nisur nga promoja e emisionit, ku vumë re flakët në kuzhinë, tiganët, pjatat, makaronat që fluturonin nga duart e shef Mekollit, i cili pasi i ulëriste dikujt, vinte duart pas murit, i dëshpëruar, i pashpresë...por jo, gabuam! Është shumë më tepër se dramatik.

Ja shkurtimisht pse:

Një prej konkurrenteve, Suzana, përgatini një sasi të madhe mishi, ndërkohë që i duhej vetëm një racion. Aq u desh, Renato u nervozua. U nxeh. Tava e mishit u thye.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Suzana pergatiti nje sasi te madhe mishi, nderkohe qe duhet te gatuante vetem 1 racion, ky fakt e nervozoi shume shef Renaton.

A post shared by Hell's Kitchen në Top Channel (@hellskitchen.tch) on

Për një tjetër, shkoi më keq. “Kjo është pjata jote që ti le nam. Ke lënë nam në mënyrën më të keqe. Ça të provoj unë? Lakrën, manaferrën, që thjesht i ke vënë në pjatë, apo këto lulet që janë bërë si ato të gjyshit tim. Merre dhe hidhe në kosh, mos ta hedh unë [sic],” i tha Stiljanës që gati sa nuk qau.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shef Renato, refuzoi te provonte receten e Stiljanes, duke i'a hedhur ne kosh pjaten.

A post shared by Hell's Kitchen në Top Channel (@hellskitchen.tch) on

Prisni se ka më. Gjithë nerv, dëboi nga kuzhina Erionin pasi sipas tij po tërhiqte vëmendjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Gjate darkes, shef Renato debon nga kuzhina Erionin, per disa minuta.

A post shared by Hell's Kitchen në Top Channel (@hellskitchen.tch) on

Pjata me supë thyheshin ndërkohë që Renato ulëriste “nuk ka mundësi të kërcasin”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Elvana nuk po dorëzon dot pjatat me supë, pasi ato thyhen një pas një. @hellskitchen.tch @topchannelalbania #TopChannel #hellskitchen

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Sektori i sallatave u shkatërrua. Gjithçka në tokë.

Dikush s’e duroi dot “flakën” në “kuzhinën e Djallit” dhe u largua.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Luisi ishte ai që nuk mundi të mbante presionin e "Kuzhinës së Djallit" dhe u eleminua. @hellskitchen.tch @topchannelalbania #TopChannel #hellskitchenalbania

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Një shef si Renato Mekolli?! Jo, faleminderit!

Në versionin amerikan me 18 sezone, Gordon Ramsey luan rolin e shefit të ligë dhe grindavec. Gjithashtu, 12-20 konkurrentët supozohet të flenë në konvikte të posaçme gjatë pjesëmarrjes në emision. Konkurrentët shqiptarë do të bëjnë të njëjtën gjë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Dormitoret jane gati, konkurentet gjithashtu! Shihemi se shpejti ne @topchannelalbania Hell’Kitchen Albania

A post shared by Hell's Kitchen në Top Channel (@hellskitchen.tch) on

Formati i “Hell’s Kitchen” konsiston në gara dhe sfida mes dy ekipeve në kuzhinën e një restoranti. Një episod tipik nis me një sfidë, ku ekipi fitues shpërblehet me një lloj aktiviteti argëtues jashtë “Hell’s Kitchen, ndërsa ekipi humbës ndëshkohet me një punë angari. Pjesa e dytë e episodit është shërbimi i darkës, ku secili ekip, në kuzhinat përkatëse, përpiqet të gatuajë menunë e darkës nën mbikqyrjen e shefit pa bërë mjaftueshëm gabime sa për t’u eleminuar. Në fund, ekipi humbës nominon dy anëtarë nga radhët e tyre për t’u përjashtuar nga gara.