Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti feston sot ditën e tij të lindjes. Në ditën e veçantë, përpos urimit, bashkëshortja e tij, Edita i kërkoi publikisht falje.
“Edhe 100 vjet për dashurinë e jetës sime. Më fal që udhëtimi i ditëlindjes kësaj radhe ishte i pamundur pasi në jetën tonë është një mrekulli që do përkujdesje. Por, në mundësinë e parë, do ta kompesoj. Të dua!”- shkruan Edita në llogarinë e saj të Instagram-it.
Ky është viti i parë që Sahiti feston ditëlindjen si baba i një vogëlusheje të quajtur Bella.
“S’di a ta fal dot!”- përgjigjet duke qeshur dhe pastaj bëhet më romantik se kurrë.
Ti dhe Bella jeni gjithçkaja ime.”
Edhe pse bashkëshortja ndihet në faj që ajo dhe bebushja janë larg tij sot, Valdrini padyshim që surprizën më të këndshme e ka marrë prej tyre. Çifti u martuan në shtator të vitit të kaluar dhe u bënë për herë të parë prindër në prill të këtij viti.