Showbiz

Në 'Hell's Kitchen', Renato Mekolli është shefi më dramatik, më pjatathyes që do t'ju zënë sytë

Në 'Hell's Kitchen', Renato Mekolli është shefi

 Renato Mekolli është egërsuar, por vetëm përkohësisht.

Sot në mbrëmje, në Top Channel nis transmetimin “Hell’s Kitchen”, “një show që ndërthur garën, tensionin, pasionin dhe gatimin.” Top Channel postoi në Instagram promon e emisionit, ku vihen re flakët në kuzhinë dhe tenxheret, tiganët, pjatat, makaronat që fluturojnë nga duart e shef Mekollit. Në një moment, pasi i ulëret dikujt, shefi vë duart pas murit, i dëshpëruar, i pashpresë. Situata duket aq dramatike, sa të ngjall interes.

Formati i “Hell’s Kitchen” konsiston në gara dhe sfida mes dy ekipeve në kuzhinën e një restoranti. Një episod tipik nis me një sfidë, ku ekipi fitues shpërblehet me një lloj aktiviteti argëtues jashtë “Hell’s Kitchen, ndërsa ekipi humbës ndëshkohet me një punë angari. Pjesa e dytë e episodit është shërbimi i darkës, ku secili ekip, në kuzhinat përkatëse, përpiqet të gatuajë menunë e darkës nën mbikqyrjen e shefit pa bërë mjaftueshëm gabime sa për t’u eleminuar. Në fund, ekipi humbës nominon dy anëtarë nga radhët e tyre për t’u përjashtuar nga gara.

Në versionin amerikan me 18 sezone, Gordon Ramsey luan rolin e shefit të ligë dhe grindavec. Gjithashtu, 12-20 konkurrentët supozohet të flenë në konvikte të posaçme gjatë pjesëmarrjes në emision. Siç vihet re në këtë postim, edhe konkurrentët shqiptarë do të bëjnë të njëjtën gjë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Dormitoret jane gati, konkurentet gjithashtu! Shihemi se shpejti ne @topchannelalbania Hell’Kitchen Albania

A post shared by Hell's Kitchen në Top Channel (@hellskitchen.tch) on

“Hell’s Kitchen” nis transmetimin sot, në orën 21:00 në Top Channel.

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

In 'Hell's Kitchen', Renato Mekolli is the most dramatic, piquant-refractive boss that will catch you

Në 'Hell's Kitchen', Renato Mekolli është shefi
----in-39hell39s-kitchen39-renato-mekolli-is-the-most-dramatic-piquant-refractive-boss-that-will-catch-you