Kit Harington, i njohur nga të gjithë ne si Jon Snow i “Game of Thrones”, në një intervistë për “Esquire”, tha se ka zgjedhur të mos i tregojë gruas si përfundon seriali. “Është gallatë kur ti di gjëra që askush s’i di. Për këtë arsye, nuk do t’i tregoj asgjë. E di që nuk do ta parashikojë dot se çfarë do të ndodhë.”
Një tjetër arsye pse Kit ka zgjedhur të mos i tregojë asnjë detaj, lidhet me ngjarjet e pabesueshme në fund. Thuhet se aktori ka qarë për shumë gjatë kur ka lexuar skenarin. Kushdo që e ka parë “Game of Thrones” e kupton shumë mirë pse.
Kit Harington dhe Rose Leslie u njohën gjatë xhirimeve të “Game of Thrones”, ku luanin rolin e dy kundërshtarëve që binin në dashuri, marrëdhënie që ndërpritet nga vdekja tragjike e Ygritte (personazhi i Rose Leslie).
Çifti i tha “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni në Aberdeenshire, Skoci në qershor të këtij viti.
Këtu keni një përmbledhje interesante për serialin që fiksoi botën.