News

Turi rreth botës e sjell në Shqipëri: Njihuni me blogerin më cool në internet

Turi rreth botës e sjell në Shqipëri: Njihuni me blogerin më

Postimi i fundit në Instagram-in e Ermal Mamaqit na njoftoi se Nas Daily do të jetë një ndër të ftuarit e “Xing me Ermalin”, kështu që natyrshëm lind pyetja: Kush është Nas Daily? Kushdo që e dëgjon këtë emër për herë të parë, të vazhdojë leximin në paragrafin tjetër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sa mirë i presim miqtë... @nasdaily në Shqipëri.I ftuar në Xing me Ermalin. Neser mund ta shikoni live xhirimin në TVKlan ora 11 30. me Id me vete.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Nas Daily, emri i vërtetë i të cilit është Nusei Yassin, është një vlogger arabo-izraelit që filmon video 1 minutëshe dhe i poston ato në faqen e tij në Facebook, e cila ndiqet nga më shumë se 9 milionë njerëz.

Yasin u rrit në qytetin Arraba në Izrael dhe më vonë aplikoi në Harvard për inxhinieri të hapësirës ajrore ku u pranua me bursë për shkak të esësë së aplikimit, ku tregonte betejën për të ndjekur ëndrrat si një arab i lindur në Izrael. Në 2014-n u diplomua për ekonomi dhe studioi gjithashtu shkenca kompjuterike. Në po të njëjtin vit, ai u punësua si zhvillues i softuerit për Venmo, një shërbim për pagesat nga telefoni në pronësi të PayPal, me një pagë prej 120,000 dollarë.

Turi rreth botës e sjell në Shqipëri: Njihuni me blogerin më

Por, pasi kurseu gati 60,000 dollarë amerikanë, Nusei Yassin la punën dhe nisi të udhëtonte rreth botës. Kështu ai krijoi një profil në Facebook (Nas-arabisht do të thotë “njerëz”), ku ka dhënë fjalën të postojë çdo ditë nga një video për 1,000 ditë. “Puna ime paguhej mirë, por s’më pëlqente”, tha ai në një intervistë për Business Insider.

Turi rreth botës e sjell në Shqipëri: Njihuni me blogerin më

Vendi i parë që vizitoi ishte Kenia. Yassin është shprehur se zgjodhi t’i bënte videot vetëm 1 minutë pasi ai i poston ato në Facebook jo në YouTube; njerëzit janë të zënë dhe “miqtë” e tij nuk kanë kohë të shkojnë në YouTube.

Turi rreth botës e sjell në Shqipëri: Njihuni me blogerin më

Mesatarisht, çdo video i merr rreth gjashtë orë për t’u xhiruar dhe tre orë për t’u edituar. Ai i përfundon ato me fjalinë “Kjo ishte videoja 1 minutëshe, shihemi nesër.”

“Ka kaq shumë gjëra rreth botës që duhen zbuluar. Shkoj në vende ku një pjesë e mirë e blogerëve të tjerë nuk shkojnë," është shprehur Nas.

Turi rreth botës e sjell në Shqipëri: Njihuni me blogerin më

“Shqipëri e dashur! Jam unë, Nas! Dua t’ju njoftoj se kam ardhur t'ju vizitoj nesër dhe dua të takohem me ju. Do të bëj një video për gjërat e bukura në Shqipëri dhe vendet fqinje dhe më duhet ndihma juaj. Shpresoj t’ju takoj personalisht. Shihemi të mërkurën në orës 16 pasdite tek Universiteti Politeknik i Tiranës”, shkroi ai në Facebook mbi videon që do të realizojë për Shqipërinë, që me gjasë do të jetë e 921 nga 1,000 gjithsej.

Turi rreth botës e sjell në Shqipëri: Njihuni me blogerin më

“Nuk e bëj për para, por jam i lumtur që paguhem shumë mirë duke bërë punën e ëndrrave.”

REELS

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Get around the world around Albania: Meet the coolest blogger on the Internet

Turi rreth botës e sjell në Shqipëri: Njihuni me blogerin më