Sot, inagurohet Studio Nova, investimi më i ri në Top Channel, në të cilën do të mbahet edhe ceremonia në nder të ditëlindjes së 50 të themeluesit të ndjerë të Top Medias, Dritan Hoxha.
Anabel.al zbulon detaje të tjera nga ceremonia e sotme në hapësirën gjigande prej 1800 m2, që do të shërbejë në vijim si studio për rreth 20 programe të këtij sezoni televiziv. Së pari, pamjet e para të studios: nga jashtë dhe nga brenda.
Së dyti, burimë pranë Anabel.al thonë se prezantuesit e ceremonisë do të jenë Eno Popi dhe Bieta Sulo.
Ndër të tjera, Anabel.al zbuloi një tjetër investim akoma më madhor në këtë vit ndryshimesh. Dikur, shtëpia e “Big Brother Albania” ndodhej në Autostradën Tiranë – Durrës. Sezonin e ardhshëm, shtëpia dhe studioja e “Big Brother VIP” do të gjenden në brendësi të Studio Nova. Gjithçka po bëhet nga e para.
Themeluesi i Top Media-s u nda nga jeta në një aksident tragjik dhjetë vite më parë. Në vendin e tij, familja Hoxha dhe “familja e televizionit më të madh e më të rëndësishëm në vend feston ditëlindjen e tij dhe ëndrrën që vazhdon...” siç shkruan faqja zyrtare e Top Channel në Instagram. Përkujtimi i Tanit këtë vit nuk është thjesht simbolik. Për më shumë detaje mbi studion më të re, mund të klikoni këtu.