Meghan Markle e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj për tre muaj me radhë. Ditën e djeshme përmes një njofimi në Twitter pallati mbretëror bëri publik lajmin për shtatzëninë e dukeshës dhe vetëm disa orë më vonë Meghan u shfaq në publik për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.
Por si ja doli Meghan të fshihte shtatzëninë përmes rrobave?
Nëse bëjmë një rikthim dhe një analizë të veshjeve të dukeshës, do të vëmë re se këtu e 12 javë më parë ajo filloi të përdorte rroba më të lirshme në daljet e saj publike.
Njësoj si në daljen e mësipëme, ku asgjë nuk u dallua sepse sytë e mediave u fokusuan tek detaji i dantellës poshtë këmishës.
Më datë 6 të muajit që lamë pas Meghan u shfaq në publik e veshur me një fustan ngjyrë blu me pala përpara. Një zgjedhje aq e përsosur sa nuk të lejonte as të hamendësoje për ndonjë shtatzëni të mundshme.
Ndërkhë që rreth 20 ditë më vonë, dukesha u fotografua e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një zhaketë blu nga marka e njohur Oscar de LA Renta. Përsëri një veshje aq chic, sa që nuk të shkonte ndër mend një bark i fryrë.
Pas asaj dite Meghan- in e pamë vetëm me një fustan të zi, që nuk i tregonte asgjë të tepruar dhe së fundmi vetëm me xhaketa të veshura e të lëna zbërthyer.
U desh dasma e princeshës Eugenie që bota të fillonte e të hamendësonte seriozisht shtatëzëninë e gruas së princit Harry.
Ai dhe Meghan si shumë çifte të tjerë duket ta kenë parë si të rëndësishëm “rregullin” e pashkruar se shtatzënia duhet treguar pas 12 javësh. Ndërkohë që në rastin e Kate dhe William kjo nuk ka qenë e mundur të ndodhë.
Kate Middleton nuk e ka mbajtur asnjë nga shtatzënitë të fshehtë për ë shumë se 2 javë. Për shkak se dukesha gjithmonë ka patur komplikacione në javët e para.