Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Why not” qenë të ftuar Robert Berisha dhe Kastro Zizo, të cilët së fundmi publikuan bashkëpunimin e tyre “ Çuna dhe goca”. Artistët duhet t’u përgjigjeshin disa pyetjeve të shpejta, njëra prej të cilave ishte rreth vendit më të çuditshëm ku kanë bërë dashuri.
Nëse Kastro Zizo deklaroi se ishte i virgjër dhe nuk mund t’i përgjigjej pyetjes, si gjithmonë Roberti nuk nguroi të jepte një përgjigje.
“Të çuditshme janë të gjitha, por mund të them në shinat e trenit.”
Me të drejtë, moderatorja Roza Lati pyeti:
“A s’je vrarë?”
“Jo se kisha marrë dyshekun me vete.”
Po kështu u pyet rreth pjesës së preferuar të trupit dhe po, ishin të pasmet.