Instagramming

Gjithë ç’duhet të dini për thumbimet më të fundit Enca – Noizy në Instagram

13 Tetor 2018

Gjithë ç’duhet të dini për thumbimet më të

Dje, Enca publikoi videoklipin e “Kujt po i han”, bashkëpunimit me Don Phenom. As Enca dhe as Don Phenom s’i kanë punët mirë me Noizy-n, i cili gjeti momentin për “të thënë” diçka në Instagram përmes fotos së mposhtme.

Gjithë ç’duhet të dini për thumbimet më të
Photo courtesy of @noizy, via @pinkmanii

Dy lopët në foto supozohet të simbolizojnë Encën dhe Don Phenom-in. E ashpër apo jo? Fotoja nuk është më në profilin e Noizy-t, por në internet s’humbet asgjë, kurrë.

Enca postoi këtë foto në Instagram Stories si kundërpërgjigje;

Gjithë ç’duhet të dini për thumbimet më të

Dhe i kushtoi një postim gjithë situatës që nis me një fragment teksti nga “Kujt po i han”.

“Ç’i mësoj unë fansave të mi: Mos hiqni kurrë dorë, puno gjithmonë, dili zot vetes dhe ji pozitiv.

Ç’i mësoni ju: dhunë, ofendime dhe si të jeni negativë online.

Kjo është diferENCA”