Siç tha dhe dje, Enca e publikoi videoklipin e këngës së re pa njoftuar kënd. “Kujt po i han”, bashkëpunimi me Don Phenom doli fillimisht tre javë më parë në gjthë platformat muzikore përveç YouTube. Klipi është vendosur në një galeri dhe Enca është gjithë veprat e artit.
Në hyrje, Deamishel Hoxha dhe Sara Kolami luajnë përkatësisht rolin e fansave dhe atyre që e shajnë. Njëra thotë “ngeli duke nxjerrë gjoksin”, tjetra e pason me “shumë mirë bën”. Në sfond dëgjohet kënga, teksa ndodh një debat mes Deamishel dhe Sarës në është kënga e Encës apo jo.
Muret e galerisë në “Kujt po i han” janë të mbushura me vepra arti ku protagoniste te të cilat është Enca. “Titulli i veprës: Ruensa. Krijuar në: 1995” lexon një modifikim i “Natë me yje” nga Van Gogh. Enca zgjodhi veshje vibrante dhe flokë të kuq për klipin. Don Phenom qëndroi Don Phenom.
Përveç rolit të veprës së artit, Enca luan dhe rolin e gurit të shahut, vendosur në një fushë gjigande bashkë me gurë të tjerë. Kjo është loja dhe Enca s’po i ndjek rregullat.