Hakmerret ndaj të dashurës duke e nxjerrë në ankand: Habitet kur duan t'ja blejnë!

 Read in English

Nëse do të kishte një listë me gjërat që s’duhen bërë online, historia e mëposhtëme është në krye të saj! Një burrë në Angli mendoi të ‘hakmerrej’ ndaj të dashurës së tij pasi kjo e fundit kur kishin hyrë në një dyqan që mbante pajisje për kuaj e kishte goditur me një kamxhik në vithe. Ndonëse e paralajmëroi se kjo nuk mbyllej me aq, askush s’e dinte se shakaja do të vazhdonte për kaq gjatë.

Për t’u hakmarrë, ai nxorri një njoftim ankandi në e-Bay  ku thoshte se e dashura ishte ‘në shitje për koleksionistë’, në kategorinë “makina të vjetra”. Madje, ka vazhduar edhe më tej me përshkrimin: “Bënte një zhurmë të besdisshme dhe kishte pak rrjedhje nga pas, por asgjë që s’mund të rregullohej!”

Sipas CTVNews, pasi ja tregoi këtë të dashurës, ajo qeshi me të madhe duke thënë se ishte pikërisht sensi i humorit që kishin me njëri tjetrin, ajo që i mbante bashkë. Krejt papritur, njoftimi ishte parë kudo dhe ofertat nuk kishin fund! Të interesuarit rreth të dashurës fillonin që nga Europa, Australia e deri në SHBA-ës dhe çmimi maksimal kapte shifrën 119 mijë dollarë.

24 orë më vonë, eBay e kishte fshirë reklamën pasi sigurisht, në atë faqe nuk shiten njerëz, por gjatë kësaj kohe ofertat ishin të papritura. Pavarësisht se ngjarja u bë virale, çifti e mori me shumë humor dhe ai ‘anulloi ankandin’ sepse synonte shifrën 170 mijë dollarë.

Artikuj të ngjashëm