Në Berat s'ka vend për varre!

 Read in English

Qytetarët e Beratit po përballen me një problem tepër shqetësues; mungesën e varrezave. Në një kronikë të Top Channel- it tregohet si qyteti i UNESCO- s ka dy parcela varrezash, një në hyrje të qytetit dhe një tjetër në dalje. Për parcelën në lagjen e sipërme, zgjidhja është gjetur duke marrë tokë nga ish-reparti ushtarak, ndërsa për parcelën në hyrje të qytetit ende nuk është gjetur një zgjidhje.

Thuhet se Drejtoria e Shërbimeve pranë bashkisë ka përfunduar bisedimet për të blerë një tokë nga privati. Madje mësohet se është kërkuar edhe përshpejtimi i procedurave pasi situata është emergjente.

Në mungesë të vendeve, qytetarët kanë filluar të rihapin varret e vjetra për të varrosur të afërmit.

Artikuj të ngjashëm