KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Showbiz dhe TV

Çfarë mendonte Emina Çunmulaj kur milte lopët në fshat?

11 Tetor 2018

Tashmë ajo është një ndër vajzat më të famshme shqiptare në botë, e martuar me një miliarder, Emina Çunmulaj bën jetën që shumëkush do të ëndërronte.

Ama jo gjithçka ka qenë kaq luksoze gjithmonë për modelen 34- vjeçare me origjinë nga Tuzi i Malit të Zi. Jeta në fshat e ka mësuar Eminën me të gjitha punët e fshatit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

No place I’d rather be 💗

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Në emisionin “Xing me Ermalin” 34- vjeçarja nënë e dy vajzave, është ndalur tek koha kur jetonte në fshat e bënte aty punët e zakonshme.

Por për çfarë mendonte Emina atëherë teksa milte lopën?

“Zgjohesha në mëngjes dhe milja lopët, e teksa rrija mendoja me vete, Zot kur do të vijë ajo ditë që do të iki e nuk do t’ja dëgjoj më kurrë erën këtyre lopëve.”

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për mënyrën se si ndryshoi jeta e saj kur doli për herë të parë në kopertinën e revistës prestigjoze “Vogue” dhe jetën si bashkëshortja e miliarderit Sam Nazarian.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@eminacunmulaj diten e shtune ne Xing me Ermalin. Ora 21:40 ne tv Klan.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Intervistën e plotë të Emina Çunmulaj do të keni mundësi ta ndiqni këtë të shtunë në orën 21: 45 në ekranin e Tv Klan. 

MOS I HUMBISNI