Selena në psikiatri, Justin lutet për shëndetin e saj: Këngëtari, më i dëshpëruar se kurrë!

 Read in English

Pas një krize të fortë paniku, Selena Gomez është momentalisht në një institucion psikiatrik në Bregun Lindor Amerikan ku po merr gjithë trajtimet e nevojshme. Përpos faktit që të gjithë fansat dhe miqtë janë të shqetësuar për shëndetin e këngëtares, mendja na shkoi tek ish-i dashuri i saj legjendar.

Si reagoi Justin Bieber?  Mbrëmjen e djeshme ai është parë tek hynte në kishë, shumë pak kohë pasi lajmi i Selena-s qarkulloi nëpër media.

Këngëtari është parë në kishë pa gruan e tij Hailey Baldwin dhe nga fotot e shkrepura nga paparacët, dukej më shumë se i trishtuar.

Bieber është parë i shoqëruar nga miqtë e tij, të cilët duket se i kanë dhënë mbështetjen e tyre. Justin dhe Selena janë lidhur dhe ndarë disa herë në shumë vite me radhë, por duket se historia e tyre mori fund në pranverë të 2018-ës.

Artikuj të ngjashëm