Çantat e kësaj vjeshte mund të mbajnë gjithë shtëpinë me vete!

 Read in English

Çantat e mëdha kanë patur një reputacion të keq vetëm sepse është e vështirë të gjesh gjithçka ke futur brenda, të lodhin shpinën apo se duan një karrige më vete në restorant.

Kjo ndoshta shpjegon dhe maninë e modës për tu rikthyer tek çantat e vogla dhe kaq të lezetshme, që mbajnë vetëm telefonin dhe ndonjë kartë brenda. Nëse je me fat edhe ndonjë buzëkuq për raste emergjence.

Gjithsesi në fund të ditës nuk janë funksionale dhe e gjithë vëmendja kthehet sërish tek çantat e mëdha!

Këtë vjeshtë, bota e modës kërkon që vjeshtën ta kalojmë me çanta super të mëdha në të cilat mund të fusësh gjithçka brenda. Një mini valixhe me vete!

 

 

Artikuj të ngjashëm