Gratë çmenden kur burrat vishen kështu!

 Read in English

Syze

E gjitha varet nga preferenca vetjake. Nëse ajo beson që syzet janë për njerëzit e humbur dhe të mërzitshëm, ky aksesor do t’ju prishë punë. Në të kundërt, në rast se për të syzet nënkuptojnë zgjuarsi, përkushtim dhe karizmë, shanset që ajo të çmendet për ju janë të larta. Arsyeja përse i kemi përfshirë në artikullin tonë është se bazuar në studime dhe statistika të ndryshme, në përgjithësi, gratë i kanë qejf syzet duke qënë se i bëjnë meshkujt të duken më tërheqës, të zgjuar dhe ëndërrimtarë. Vetëm kini parasysh të zgjidhni modelin e duhur për formën tuaj të fytyrës.

Kostum

Në botën moderne, burrat veshin kostume vetëm në takime biznesi apo mbledhje pune duke nënvlerësuar fuqinë e tij. Çdo gruaje do t’i bënte përshtypje dikush i veshur me një kostum elegant dhe mbi të gjitha me një jakë V sa më të gjerë. Sipas psikologëve V- ja është një shenjë e nivelit të lartë të testosteronit. Kështu për t’u dukur sa më burrërorë, synoni një model të tillë:

Rozë

Një studim francez vuri re se njerëzit që vishen me këtë ngjyrë duken shumë më të lumtur dhe pozitivë. Synoni një pulovër, këmishë apo bluzë me mëngë të shkurtra rozë dhe pamjes suaj të ëmbël askush nuk do t’i rezistojë.

Xhaketë lëkure

Një xhaketë lëkure e cilësisë së lartë është goditje në shenjë! Vetëbesim, stil, arrogancë, mister, të gjitha në një person të vetëm...

Orë

Po kështu mos harroni të mbani orë (sa më e thjeshtë dhe elegante aq më mirë)

Pse jo kostum sportiv (po, po poo!)

Pallto

dhe xhinse. Ndalemi pak këtu. Bazuar në atë çka gratë kanë deklaruar xhinset duhet të jenë të bollshme dhe kurrsesi të puthitura pas trupit.

Artikuj të ngjashëm