Sjellja e trajnerit të Kombëtares nxeh Ilda Bejlerin: Arrogant dhe aspak korrekt!

 Read in English

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua ndeshja Shqipëri-Jordani dhe rezultati duket se ka ndikuar shumë në humorin e trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci. Ky i fundit, ka refuzuar të  flasë pas barazimit pa gola ndaj Jordanisë.

Moderatorja e sportit, Ilda Bejleri duket se ka qenë në pritje të Panucci-it për ta intervistuar dhe gjestin e tij e ka cilësuar si arrogant dhe asapk korrekt.

I të njëjtit mendim duket se ka qenë edhe ish trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi, duke e cilësuar veprimin e tij si të pavend.

“Të gjithëve nuk na pëlqn të flasim kur punët nuk janë mirë, por ndërkohë jemi të detyruar të respektojmë mediat dhe opinionin publik. Sjella e trajnerit ishte e papranueshme.

Ai e nënvlerëson shumë Shqipërinë dhe teksa u kërkon lojëtarëve të jenë profesionist, për vete jep shembull të kundërt.- u shpreh ai në Supersport.Tërësisht e papranueshme! Nuk e kam parë në asnjë vend këtë sjellje.”

Artikuj të ngjashëm