Kylie Jenner për pak sa s’i vuri të bijës një emër krejt tjetër

 Read in English

Si çdo nënë në pritje dhe si çdo nënë e famshme në pritje, Kylie Jenner u përball me sfidën e vështirë e gjetjes së një emri të veçantë për të bijën. Në një intervistë me grimierin James Charles, Kylie rrëfeu se ndryshoi mendje në moment të fundit për emrin e zgjedhur.

Kylie donte një emër që kishte lidhje me natyrën që e solli tek emri Stormi (ang. stuhi). “Në listë kishim Storm – thjesht Storm. Doja një –ie në fund, si emri im, kështu që e lamë Stormie.”

Më 4 shkurt, Kylie deklaroi lindjen e të bijës, por priti deri më datë 6 për të zbuluar emrin. Ishte e vendosur ta quante Stormie, por donte pak kohë para se t’ia thoshte gjithë botës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

stormi webster 👼🏽

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

“Ishte Stormie gjatë gjithë kohës. I bleva veshje dhe sende që shkruanin Stormie. Sidoqoftë, nuk e vendosa përfundimisht emrin. Doja një javë me veten për të parë në doja ta ndryshoja. Kisha dhe një emër tjetër në mendje, por Stormi tingëllonte si emri i saj që në bark. Sikur e zgjodhi vetë emrin e saj.”

Gjithçka ndryshoi kur telefonoi zyra që po kujdesej për certifikatën e lindjes. Ata donin të dinin si do ta shqiptonte emrin e vajzës dhe ajo tha Stormi, pa u menduar dy herë.

“Më pyetën në isha e sigurt dhe u thashë ‘ po, Stormi me i në fund,’” tha Kylie. “ Në atë moment, vendosa ta lija me i në fund në vend të ie. Mbylla telefonin dhe thashë “kështu e ka emrin domethënë.”

Ah dhe diçka. Kylie mendoi gjatë ta quante të bijën Stormi Willow, por duke marrë parasysh se është shoqe me Willow Smith, situata do të bëhej pak e sikletshme.

Artikuj të ngjashëm