Showbiz dhe TV

Pas 10 vitesh i sëmurë, shuhet nga jeta shkrimtari shqiptar

11 Tetor 2018

Pas 10 vitesh i sëmurë, shuhet nga jeta shkrimtari shqiptar

Mëngjesin e sotëm u nda nga jeta në moshën 88- vjeçare shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Arapi. Prej 10 vitesh Arapi ishte i sëmurë dhe nuk dilte nga banesa, pas një hemorragjie cerebrale. Lajmi është bërë me dijeni nga familjarët, ku mësohet se ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e Sharrës, Tiranë.

Me ikjen e tij Fatos Arapi na lë pas një krijimtari të larmishme artistike, e cila lëvron lloje e zhanre të ndryshme letrare. Shkrimtari lindi në vitin 1929 në Vlorë ku kreu shkollen e mesme, ndërkohë që studimet e larta i ndoqi në Bullgari në Fakultetin e Matematikës dhe Ekonomisë. Po kështu punoi shumë vite si gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori- Filologji të Tiranës.

Pas 10 vitesh i sëmurë, shuhet nga jeta shkrimtari shqiptar

Falë poezisë së tij, ku veçojmë “Shtigje poetike” dhe “Poezia dhe vjersha”, Arapi  fitoi çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe në vitin 2008 u shpërblye me “Kurorën e artë” duke u shndërruar në të parin poet shqiptar që ka fituar një shpërblim të tillë.

Pas 10 vitesh i sëmurë, shuhet nga jeta shkrimtari shqiptar

Përpos poezisë, Fatos Arapi ka shkruar edhe disa novela: “Patat e egra” 1969, “Cipa e borës” 1985, “Gjeniu pa kokë” 1999 dhe shumë të tjera. Shkrimtari ka realizuar edhe disa kritika letrare ndërkohë që vëllimi “Më jepni një emër” iu ndalua rreptësisht nga diktatura. Përsa i përket të ardhmes së letërsisë, në një intervistë të dhënë vite më parë me gazetaren Vera Pelaj, Arapi do të shprehej:

“Dëgjoj shumë andej e këndej pesimistë që flasin rreth letërsisë në përgjithësi dhe rreth poezisë. Por unë nuk jam pesimist. Unë mendoj se letërsia ecën. Po krijohen emra, po vijnë gjenerata të tjera dhe poezia nuk do të mbetet në mes të rrugës.”