KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Kuzhina

Vëmë bast! Kjo omëletë do të kthehet në ushqimin tuaj të preferuar

9 Tetor 2018

 

Omleta “xhep” me Ton per Brunch-in tuaj

Kjo pjatë është përgatitur nga Ami Bekteshi, e cila në llogarinë e saj të Instagram-it, Renamour_fait_avec_amour, ndan me ndjekësit receta nga më interesantet.

Përbërësit për 2 persona:

5 kokrra vezë

Djath Parmigiano

Djath i mykur

1 qepë e njomë

100 gr Ton i zhytur në vaj ulliri

½  tufë majdanoz i grirë hollë

Pak gjalp

Vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Rigon

Hudhër pluhur

Majdanoz i tharë

Përgatitja:

Rrihni vezët me pak kripë, hudhër pluhur, rigon dhe majdanoz të tharë.

Në një tigan që nuk ngjit shtoni pak gjalp e vaj ulliri. Sapo të jenë ngrohur hidhni vezët.

Kur pjesa e poshtme e omletës të jetë skuqur, me ndihmën e një aksesori kuzhine kthejeni omletën në krahun tjtër duke ruajtur formën e saj pa e dëmtuar trajten rrethore të saj.

Sapo ta keni kthyer ulni forcën e vatrës dhe vazhdojmë me mbushjen. Ne gjysmën e sipërfaqes së omletës shtoni djath Parmigiano, qepën e njomë të grirë, djathin e mykur, peshkun ton pasi e keni kulluar nga vaji dhe majdanozin e grirë.

Fikeni sobën dhe ktheni sipër pjesën bosh të omletës duke formuar një gjysmë hënë. Shoqërojeni me domate zemër kau, avocado, kastravec turshi, fara te zeza dhe pak djath të bardhë të shtypur çdo gjë pasuruar me vaj ulliri.

Bon Appétit 😊

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI