Ky është një ndër ato aplikacione që nuk kemi menduar kurrë se mund të na hyjë në punë, por gjithsesi për çdo rast, ju prezantojmë aplikacionin shortcut “Police”.
Ai aktivizohet duke shtypur një buton, ose duke e lidhur me Siri-n. Pasi aplikacioni të instalohet dhe konfigurohet, mjafton të thuash “Hey Siri, I’m getting pulled out” dhe menjëherë ndalon muzika, ulet ndriçimi në iPhone dhe aktiviziohet opsioni “Do not disturb”.
Më pas, disa kontakteve të përzgjedhura nga ju paraprakisht, u shkon një mesazh se jeni ndaluar nga policia, menjëherë ndizet kamera e përparme dhe aplikacioni regjistron gjithë bisedën.
Për çfarë duhet?! Hmm, nuk i dihet kurrë.
Burimi: Fortune