KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Dating

Si të mos e bësh të njejtin gabim dy herë? Kjo vajzë ka zgjidhjen gjeniale

7 Tetor 2018

A ju kishte shkuar ndonjëherë mendja të analizonit gjithë marrëdhëniet tuaja të më parshme me qëllimin e vetëm për të mos gabuar sërish? Epo duket se 21- vjeçarja Katie Miller ka zbuluar pikërisht mënyrën e duhur për të shmangur përsëritjen e gabimeve në lidhjet e saj.

Ajo ka përpiluar pyetësorë elektronikë që më pas i ka dërguar tek të gjithë ish- ët e saj. Në mënyrë që djemtë të shprehin aty gjithçka që sipas tyre nuk ka funksionuar në lidhjen e tyre me Katie- n.

Ajo gjithashtu i ka pyetur ish- ët e saj nëse do të dëshironin të ktheheshin sërish me të, ta mbanin si shoqe apo ta fshinin nga jeta e tyre.

Fotot e pyetësorit në fjalë u postuan në Tëitter nga mikesha e Kate dhe menjëherë përdorues të shumtë të këtij rrjeti social filluan të shpërndanin postimin duke e bërë kështu viral. Pjesa më e madhe e këtyre përdoruesve e konsideronin idenë e 21- vjeçares si gjeniale dhe si një reflektim fantastik për një lidhje të shkuar.

MOS I HUMBISNI