Showbiz

Ola Bruko & Endri Prifti flasin për herë të parë për dashurinë e tyre dhe planet për martesë

Ola Bruko & Endri Prifti flasin për herë të parë
Foto: Ola Bruko, Endri Prifti/ RTV Klan

Ola Bruko dhe Endri Prifti ishin të ftuar në "Rudina" në RTV Klan, ku rrëfyen për herë të parë më me detaje historinë e tyre të dashurisë. Duke adresuar dhe një herë vorbullën e komenteve negative kur lidhja e tyre u zbulua, Ola shpjegoi:

"Në publik është perceptuar më e jashtëzakonshme nga ç'është. Ne ishim dy njerëz të cilët kishin hedhur pas krahëve të tyre një të kaluar të caktuar, e cila për kohën ka qenë e lumtur për të dy, por mbaroi aty. Arsyet, s'jam e detyruar as unë dhe as Endri, t'i bëjmë publike. U takuam në një moment kur kishim nevojë me sa duket të njiheshim me një njeri që donim ne të ishte si vetja jonë. Virtytet që gjeta tek Endri ishin ato që unë gjithë jetën kam kërkuar të gjej te një njeri."

"Jetonim vetëm, nuk tradhtuam askënd për të lidhur këtë dashuri," shtoi Endri, i cili më tej zbuloi se propozimi për martesë ishte në planet e tij:

"Fejesa, dasma, do bëhen të gjitha, patjetër. Propozimin s'e kam bërë akoma, por do vijë avash-avash. Vjen vetë ajo, vjen spontanisht."

Romanca mes Ola Brukos dhe Endri Priftit u spekulua në medie dy vite më parë, për t'u zyrtarizuar nga vetë dyshja gjatë verës së vitit 2024. Ky lajm nuk u prit mirë nga njerëzit të cilët vërshuan drejt tyre me një lumë komentesh negative, ama siç u shpreh dhe vetë dyshja, as që ndikohen më nga fjalët e tjerëve pasi "dashuria e tyre është e pathyeshme".

REELS

Ndonjëherë nuk ka nevojë të ndryshosh asgjë tek vetja - vetëm sytë që të shohin!

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi

Lot @meritonrama_

Si ju dukën Arilena dhe Salsano si prezantues të “Festivalit të Këngës”?

Creative Sara Kapo në natën e parë te Fest 64

Dhjetori është muaji ideal për t’u kujdesur për veten dhe për të përfituar. ✨ Në @31cosmetics.al , të presin këto oferta speciale: 👩‍🦰 HAIRCARE: 10–20% ulje për të gjitha produktet për kujdesin e flokëve! 💄 Make-Up: 20–25% ulje në të gjitha produktet e make-up-it! 🌸 Parfume: 20–30% ulje në aromat e preferuara! 🔥 Sete Skincare & Parfume: 20–40% ulje në kujdesin për lëkurën tuaj dhe setet me aromat më të veçanta!

✨Eleganca nuk ka nevojë të bërtasë. Palltoja “Elite” e @yosoy_class është krijuar për ju që vlerësoni stilin minimalist dhe cilësinë e vërtetë. Me 60% lesh në përbërje, ajo ofron ngrohtësi, stil dhe një ndjesi luksi që ndihet natyrshëm që në veshjen e parë. Bonus: një çmim i menduar për të qenë i përballueshëm. 🌸

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Ola Bruko & Endri Prifti talk for the first time about their love and marriage plans

Ola Bruko & Endri Prifti flasin për herë të parë
Photo: Ola Bruko, Endri Prifti/ RTV Klan

Ola Bruko and Endri Prifti were invited to "Rudina" on RTV Klan, where they recounted their love story in more detail for the first time. Addressing once again the whirlwind of negative comments when their relationship was revealed, Ola explained:

"The public perceived it as more extraordinary than it was. We were two people who had left behind a certain past, which for a time was happy for both of us, but it ended there. Neither Endri nor I are obliged to make the reasons public. We met at a moment when we apparently needed to get to know a person who we wanted to be like ourselves. The virtues I found in Endri were those that I have been looking for in a person my whole life."

"We lived alone, we didn't betray anyone to establish this love," Endri added. 

The marriage proposal Endri Prifti revealed was in his plans:

"The engagement, the wedding, it's all going to happen, definitely. I haven't proposed yet, but it will come slowly. It comes on its own, it comes spontaneously."

The romance between Ola Bruko and Endri Prifti was speculated in the media two years ago, to be made official by the couple themselves during the summer of 2024. This news was not well received by people who flooded them with a stream of negative comments, but as the couple themselves expressed, they are no longer affected by the words of others because "their love is unbreakable."