Khloe inkurajon veten: Nëse nuk e bën ajo, kush tjetër mundet?

 Read in English

Së fundmi Khloe Kardashian po përballet me presionin që ushtrojnë mbi të lajmet se partneri i saj Tristan e ka tradhtuar tashmë për të dytën herë. Megjithëse asgjë nuk është fort e qartë duket se 34- vjeçarja ka vendosur që në këtë situatë të mos bëjë asgjë tjetër veçse të inkurajojë veten publikisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

All of that, and you’re still standing. I am proud of you! You’re doing a great job! Keep going 💕

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

“Pas gjithë kësaj ti qëndron akoma. Unë jam krenare për ty! Ti po bën një punë të mrekullueshme. Vazhdo kështu.”

Këto janë fjalët që ylli i serialit “Keeping up with the Kardashians” ka shkruar në postimin e saj të fundit në Instagram.

Pra pavarësisht gjithçkaje duket se Khloe e ka ndarë mendjen të vazhdojë punën e saj dhe t’i japë kurajo vetes në atë që po kalon, pasi po nuk inkurajoi ajo veten askush tjetër nuk do ta bejë për të.

Artikuj të ngjashëm