Kjo grua fiton 32 milionë lekë duke postuar foto të këmbëve

 Read in English

Nuk e di sa “depresionues” mund të jetë ky artikull për njerëzit që u ka ardhur në majë të hundës puna, megjithatë më lejoni t’ju prezantoj me Gweneth Lee – 49 vjeç, e ve dhe me një llogari bankare që “freskohet” çdo vit me gati 32 milionë lekë (rreth £23,000).

Ajo merr gjatë vitit dhurata që shkojnë mbi £3,000 nga fansa të ndryshëm, një pjesë e të cilëve janë të gatshëm të paguajnë £230 në orë thjesht për t’i masazhuar këmbët. Kështu në total, Gweneth deklaron se fiton gati £23,000. Lind pyetja 23 milionë paundëshe: Si është e mundur?!

Ajo shpjegon se kur postonte foto të këmbëve buzë pishinës, menjëherë shtoheshin ndjekësit në Instagram. Kështu përfundoi duke hapur një tjetër llogari, @gwenethsfeet, për të postuar vetëm foto këmbësh.

“S’e kisha menduar që ka kaq shumë njerëz që kanë fetish këmbët e grave. Ka burra që janë të gatshëm të paguajnë shumë para vetëm që të prekin, puthin apo masazhojnë këmbët e mia”, shton ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Go @stanford #collegefootball time. 👣

A post shared by Gweneth’s Feet (@gwenethsfeet) on

“Nuk mendoj se ka ndonjë ndryshim nga burrat që janë të fiksuar pas të brendshmeve. Ata duan që ta shohin partneren me të brendshme të bukura, ndërsa disa të tjerë duan këpucë për shembull. Nëse një biznesmen i mbytur në 100 punë, me grua dhe fëmijë në shtëpi, dëshiron që gjatë një pushimi dreke të vijë dhe të përkëdhelë këmbët e mia, le ta bëjë.”

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm