Këtë sezon nga gjithë trendet e modës që kanë dalë, do të mbajmë mend gjatë printet e pitonit dhe ato të leopardit.
I shohim çdo ditë, në pasarelat e modës, në rrugë a dyqane, por s’janë dukur kurrë më bukur derisa Rihanna i sjell në mënyrën e saj.
E veshur kokë e këmbë me lëkurë gjarpri, ylli i pop-it e bëri këtë trend edhe më popullor se më parë. Rihanna, aktualisht po feston suksesin e një viti të Fenty Beauty me një tur botëror, që përfshiu ndalesa në Dubai dhe Singaporë.
Fustani, këpucët, kapelja dhe çanta: të gjitha me lëkurë pitoni dhe s’mund të dukej më e adhurueshme se aq.
Këpucët dhe kapelja ishin të dizenjuara nga Versace, e ndërsa këpucët u bënë posaçerisht për të nga Christian Louboutin.
Tani që u frymëzuat nga Rihanna, as mos u mendoni nëse zgjoheni dhe zgjidhni të visheni si gjarpërushe e vogël.