Del video e Cristiano Ronaldo-s me gruan që e akuzon për përdhunim

 Read in English

Një video u publikua së fundmi fill pas ngjarjes së bujshme, ku Cristiano Ronaldo akuzohet për përdhunim. Siç mund ta shihni, ai shfaqet duke kërcyer në një klub nate në Las Vegas së bashku me Kathryn Mayorga-n.

Pavarësisht se policia e Las Vegas-it ka nisur hetimet, kjo video nuk provon asgjë mbi përdhunimin e pretenduar.

Sipas Mayorga- s, Ronaldo ishte me pushime në një hotel në Las Veags, aty ku edhe u takuan dhe i kërkoi modeles të shkonte në dhomën e tij. Në deklaratë thuhet se sportisti iu lut Kathryn-ës që t’i puthte penisin dhe se nuk kishte ndërmend ta lejonte të dilte nga dhoma pa e kryer këtë veprim. Kathryn iu bind dhe fill pas kësaj ai u bë agresiv dhe e përdhunoi në dhomën e gjumit.

“Kur mbaroi nuk më lëshonte. Më shikonte, ndihej fajtor dhe më thërriste bebushe. Nuk e mbaj mend ekzaktësisht se çfarë më tha, por di që më kërkoi ndjesë dhe më pyeti nëse kisha dhimbje. Më pas u ul në gjunjë dhe më tha: 99% jam një djalë i mirë, pastaj për 1% tjetër nuk e di. Zakonisht jam i sjellshëm.”

Përmes avokatit, Leslie Mark Stovall, Kathryn kërkon të zhvlerëzojë transaksionin financiar prej 375 mijë dollarësh që thuhet se shërbeu për t’i mbyllur gojën.

“Jam e fyer. E fyer nga përdhunimi. E fyer nga ai, por edhe nga vetja që pranova ta firmosja atë letër”, tha ajo për “Der Spiegel".

Rolando akuzohet për përdhunim në kohën kur ai kaloi nga Manchester United tek Real Madrid, ngjarje që bëhet publike pikërisht në vitin që u bë edhe kalimi i tij i bujshëm, nga Real-i tek Juventusi.

Cristiano nga ana e tij ka mohuar gjithçka dhe madje e ka denoncuar për shpifje gazetën gjermane “Der Spiegel”, që publikoi rastin.

Artikuj të ngjashëm