Si ta kuptoni nëse duhet të ndaheni apo jo

 Read in English

T’i japësh fund një lidhjeje nuk është e thjeshtë, por ndoshta është zgjedhja më e mirë për të dy. Ndiheni se jeni i/e mërzitur me të, por keni ende pasiguri për hapin e radhës? Guida e mëposhtëme do t’ju ndihmojë të vendosni!

1. Ndiheni i ngecur dhe i mërzitur në atë lidhje.

Nëse keni provuar çdo gjë bashkë dhe prap e shihni veten të mërzitur, është një shenjë. Duhet të lëvizni. 

2. Dëshira për seks është zbehur...

Kur vetëm ideja e seksit me të, të mërzit kjo nuk është diçka e mirë. Nëse nuk merrni më kënaqësi seksuale nga partneri juaj, diçka me siguri mungon.

3. Më shumë të pëlqen të dalësh me shokët se sa me të.

Ti zgjedh të shmangësh planet me të dhe në vend të tyre zgjedh miqtë. Kjo tregon se nuk je aspak i interesuar për ta rregulluar lidhjen tënde.

4. Ziheni më shumë se zakonisht!

Zënkat tuaja bëhen gjithnjë më toksike dhe të dhimbshme. A mos është më mirë t’i jepni fund?

5.Mbani shpresa se partneri juaj do të ndryshojë!

Nëse do që partneri yt të ndryshojë drastikisht si njeri, bëhuni gati të përballeni me zhgënjimin. Duhet shumë punë dhe dëshirë e mirë nga ana e tij, kështu që është koha të mendoni për veten.

Artikuj të ngjashëm