KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shkencë

Çmimi Nobel në fizikë: Kjo grua fitoi për herë të parë në 55 vite

2 Tetor 2018

Çmimi Nobel në Fizikë i vitit 2018 iu dha kanadezes Donna Strickland bashkë me francezin Gérard Mourou dhe amerikanin Arthur Ashkin për shpikjet e tyre novatore në fushën e fizikës lazer.

Donna, gruaja e parë që shpallet fituese në 55 vite, u vlerësua për metodën e saj në gjenerimin e impulseve optike me ultratingujt me intensitet të lartë. “Ne kemi nevojë për gratë fizikante, sepse ato mundem. Jam e nderuar që jam një prej këtyre grave”, tha ajo në një konferencë për shtyp të mbajtur në Stockholm.

Duke folur për faktin që është gruaja e tretë që fiton çmimin, ajo shtoi se “shpreson që me kalimin e kohës shkenca të fillojë të përparojë me hapa më të shpejtë.”

Ashkin zhvilloi një teknikë me lazer, e cila përdoret për të studiuar sistemet biologjike, ndërsa Mourou dhe Strickland zhvilluan një mënyrë për të gjeneruar intensitet të lartë dhe impulse lazer shumë të shkurtra.

Para Donna Strickland, çmimin Nobel në Fizikë e fitoi Maria Goeppert-Mayer në vitin 1963, e cila zhvilloi një model matematikor për strukturën e bërthamave atomike.

Më parë, sigurisht që çmimi i parë iu dha Marie Curie dhe bashkëshortit Pierre për hulumtimet e përbashkëta mbi fenomenet e rrezatimit në vitin 1903.

Burimi: The Guardian

MOS I HUMBISNI