Nuk besojmë se është e nevojshme t’ju tregojmë se sa e rëndësishme është garderoba kapsulë. Komponentët e kësaj garderobe ndryshojnë me stinët, ama vit pas viti janë pothuajse të njejtët që mbeten. Ndaj për këtë vjeshtë ne po ju sjellim në vëmendje 6 veshjet që secila nga ju duhet të ketë në dollap.
Xhinset “mom”
Fjala është për ato xhinset e rehatshme që mund t’i veshësh kudo. Ngjyra apo modeli nuk është kriter, e rëndësishme është që të jenë ato më komodet ndonjëherë.
Xhaketa serioze
E njejta gjë vlen edhe për xhaketën serioze. Ajo mund të kombinohet me këmisha apo t- shirts për një look të përditshëm ose me aksesorë për një pamje më glamuroze.
Atletet
Atletet e përditshmërisë duhet të jenë patjetër pjesë e garderobës tuaj të këtij sezoni. Përpiquni të zgjidhni ngjyra neutrale, në mënyrë që ta keni më të thjeshtë kombinimin.
Bluza me vija
Një bluzë me vija horizontale mund të vishet sido. Kështu që investoni në një të tillë për të marrë stilin e vajzave franceze.
Pantallonat e zeza
Një palë pantallona të tilla janë ato që ju nderojnë në çfarëdolloj rasti. Kështu që nëse keni investuar tek një palë me kohë nxirrini nga dollapi, në të kundërt vraponi nëpër dyqane dhe blini pantallonat tuaja të zeza që nuk vdesin kurrë.
Takat e zeza
E njejta gja vlen edhe për këpucët e zeza me takë. E sigurtë që duhet t’i keni një palë të tilla në garderobë. Kështu që ne vetëm po ju kujtojmë që ka ardhur koha t’i vishni.