Telashet duhet se nuk kanë për të patur ndonjëherë të sosur për Meghan. Së fundmi është gjysmë- motra e saj nga i ati, Samantha Markle që ka zbarkuar në Londër me një mission të qartë.
53- vjeçarja e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të takojë Dukeshën e Susexx- it për t’u konfrontuar me të publikisht. Ajo dëshiron t’i kërkojë Meghan- it llogari për gjendjen e rënduar shëndetësore të të atit të tyre Thomas Markle, gjendje që sipas pretendimeve të ngritura nga Samantha është shkaktuar nga injorimi që Meghan i ka bërë këtij të fundit.
Meghan dhe e motra thuhet se prej dy vitesh nuk kanë patur asnjë lloj kontakti me njëra- tjetrën, ndërsa i ati i tyre Thomas nuk ishte i pranishëm në dasmën e të bijës me Princin Harry në maj të këtij viti. Që prej asaj kohe Meghan nuk ka kontaktuar me të atin pavarësisht përpjekjeve të tij dhe kjo është një tjetër arsye për të cilën e motra e fajson.
E megjithëatë mediat e huaja nuk shprehen me shumë optimizëm për këtë dëshirë të gjysmë- motrës së Meghan. Pasi dukesha dhe bashkëshorti i saj këto ditë kanë planifikuar të vizitojnë për herë të parë Susexx- in.