KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Sport

Cristiano Ronaldo akuzohet për përdhunim: Futbollisti denoncon gazetën gjermane

29 Shtator 2018

Cristiano Ronaldo ka denoncuar gazetën gjermane “Der Shpigel” pasi kjo e fundit publikoi një reportash ku futbollisti portugez akuzohet për një përdhunim. Ngjarja pretendohet se ka ndodhur në vitin 2009, por për arsye të paditura u bë publike këto ditët e fundit.

Pas gati një dekade, Kathryn Mayorga deklaroi për “Der Shpigel” se është përdhunuar nga Cristiano në një dhomë hoteli në Las Vegas. Në deklaratë thuhet se ai pagoi 375 mijë dollarë për heshtjen e saj.

Përmes avokatit, Leslie Mark Stovall, Kathyrn kërkon të zhvlerëzojë transaksionin financiar që thuhet se shërbeu për t’i mbyllur gojën. “Jam e fyer. E fyer nga përdhunimi. E fyer nga ai, por edhe nga vetja që pranova ta firmosja atë letër”, tha ajo për gazetën gjermane.

Rolando akuzohet për përdhunim në kohën kur ai kaloi nga Manchester United tek Real Madrid, ngjarje që bëhet publike pikërisht në vitin që u bë edhe kalimi i tij i bujshëm, nga Real-i tek Juventusi.

MOS I HUMBISNI