KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Cyber Fun

Ju prezantojmë me këpucët më të shtrenjta në botë

28 Shtator 2018

E kishim ditur në që Emiratet e Bashkuara Arabe mund të gjenim ndërtesat më të larta në botë, rrugët më të lustruara dhe pishinat më blu, por prej 26 shtatorit në këtë vend mund të gjeni edhe këpucët më të shtrenjta në botë.

Me 17 milionë dollarë amerikanë në duar mund të bëni tuajën një Lamborghini Veneno Roadster, ose vilën e aktores Sharon Stone në Kaliforni, 570 palë këpucë Chanel të modës së lartë ose vetëm një palë këpucë nga Dubai.

T’i veshësh apo t’i sodisësh nga përtej xhamit të bufesë?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Diamonds, gold. The Passion Diamond Shoes.

A post shared by JADA DUBAI (@jadadubai) on

Nuk besojmë se duhet një përgjigje për pyetjen e mësipërme nëse ju tregojmë se këpucët në fjalë, të prodhuara në Itali janë tërësisht të mbuluara me flori dhe të zbukuruara me 118 gurë diamanti 15 karatësh.

Ato momentalisht ndodhen të ekspozuara në një prej hoteleve më luksozë të Dubait, sepse askund tjetër një ekstravagancë kaq e tepruar nuk do të ishte në vendin e duhur. 

“Dubai është një qytet milionerësh dhe miliarderësh. Një qyetet me mjaft potencial për të vlerësuar objekte luksi.”

Kështu ka thënë për AFP kreu i ankandit.

Organizatorët e ankandit janë unanimisht të mendimit se këpucët në fjalë që në fakt janë dizenjuar nga stilistja britanike Debbie Wingham e justifikojnë më së miri shifrën marramendëse të 17 milionë dollarëve.

Burimi: madamefigaro

MOS I HUMBISNI