Dy ditë më parë Tayna publikoi klipin e këngës së saj më të fundit që mban si titull emrin e vërtetë të këngëtares, "Doruntina".
Vetëm disa orë pas publikimit kjo këngë ka arritur të kapë shifrën e 1.4 milionë klikimeve në platformën YouTube duke thyer kështu një rekord për këngëtaren.
Nisur nga postimet e Tayna- s në Instastory morëm vesh se produkti i saj më i fundit muzikor ka arritur të pozicionohet si e para në listën e këngëve “Trending” në Kosovë dhe Maqedoni.
Gjithashtu edhe në shtete të tjera europiane si Franca, Gjermania, Italia kjo këngë ja ka dalë të futet në listën e këngëve Trending në Youtube. Me pak fjalë, megjithëse “Doruntina” ishte një këngë dashurie, ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim Tayna- n produkti në fjalë përsëri rezultoi një sukses.
Kjo nuk është hera e parë që Tayna tejkalon pritshmëritë me suksesin e saj. Mjafton të kujtojmë super- hitin e kësaj vere në bashkëpunim me Don Phenom “Columbiana” apo “Shqipe” që pavarësisht fjalëve se ideja e klipit ishte e kopjuar me këngën nuk kishe ku të kapeshe.
Edhe 2 fjalë për modelin në klip: Supper Yll!