6 lloje njerëzish që duhen shmangur nëse doni lidhje të shëndetshme

 Read in English

Ekzistojnë disa njerëz të cilët për një arsye ose tjetër nuk mund të ndërtojnë një lidhje të shëndetshme, gjë që e bën jetesën me ta të vështirë.

Më poshtë është një listë e tyre,  kështu që zgjidhni të ‘keqen më të vogël’ me të cilin do të jetonit me kënaqësi.

1. Kritikët kronikë

Të tillë njerëz nuk pëlqejnë asgjë rreth teje, duke filluar që nga çdo gjest i yti e deri tek mënyra se si vishesh. Janë gjithmonë në përpjekje të të ndryshojnë. Edhe pse mendojnë se duke bërë të tilla kritika kujdesen më shumë për ju, këto lloj lidhjesh mund të bëhen mbytëse.

2. Xhelozët ekstremistë

Jeta me një njeri xheloz mund të kthehet në makth. Kur partneri juaj është xheloz për miqtë, kolegët apo ish-të dashurit, kjo nuk është aspak shenjë e mirë. Askush s’do të çmendet apo jo?

3. Gënjeshtarët

Gënjeshtarët fillojnë të tradhtojnë që nga takimi i parë dhe nuk ndalojnë kurrë. Tek një njeri i tillë do të jesh gjithmonë me dyshime dhe një lidhje pa besim nuk mund të zgjasë përjetësisht.

3. Dramatik/e

Për të tillë njerëz çdo gjë është tragjedi. Janë të bindur se e gjithë bota është kundër tyre dhe juve ju duhet shume po shumë durim të merreni me ta.

4. Të përkëdhëlurit ekstremë

Nuk marrin kurrë vendime dhe gjithë përgjegjësinë ja kalojnë partnerit. Mendohuni mirë para se ta merrni përsipër këtë rol.

5. Të fiksuarit pas punës

Njerëzit që vlerësojnë punën e tyre më se ju nuk janë partnerë të cilëve mund t’i besosh me sy mbyllur. Fillimisht mund të ndiheni krenarë, por problemet vijnë më vonë.

6. Njerëzit që kanë varësira

Pavarësisht ndjenjave, më e mira që mund të bëni për veten është të rrini larg njerëzve që kanë varësira të frikshme. Të tilla varësi kanë fuqinë të shkatërrojnë gjithçka pavarësisht sa e duan familjen e tyre.

Artikuj të ngjashëm