Ose kthehuni kështu tek ish-i dashuri, ose fare!

 Read in English

Pavarësisht këngëve dhe çdo gjëje tjetër që na mban larg ish-të dashurit, nuk është e thënë që të gjitha ndarjet duhet të jenë të përhershme. Ndodh më shpesh nga ç’e mendojmë që dy njerëz të duan të kthehen sërish tek njëri tjetri.

Nëse edhe ju ndodheni në një situatë të tillë, mund të bëni çfarë të ndjeni, por që e gjithë kjo të funksionojë dhe të riktheheni me dinjitet tek ai/ajo, duhet të keni parasysh disa nga këshillat e listuara më poshtë.

via GIPHY

1. Jepi partnerit tuaj hapësirë

Kjo është e vështirë nëse ndarja ndodhi për fajin tënd,  por beso që është e rëndësishme. Nëse nuk respekton nevojën e tij minimale për të pasur hapësirë personale, ky rrugëtim i ri nuk do të shkojë dhe aq mirë.

2. Bëj kujdes me çfarë nxjerr nga goja

E dimë që ndarjet ta shpifin dhe nga inati mund të keni thënë çdo gjë për ish-in tek miqtë, por kujdes. Duhet gjithnjë ta vendosni veten në këpucët e tij. A s’do të ishte mungesë respekti nëse çdo sekret juaji është marrë vesh?

Gjithsesi, nëse provoni të ktheheni sërish, duhet të harroni gjithçka.

3. Ndryshoni jetën tuaj para se të shihni nëse ish-i juaj bën pjesë në të

E dimë që kur je single pas një lidhjeje ndihesh si më i vetmuar dhe fundjavat nuk duken dhe aq të bukura, por durim. Nëse nuk mësoni të jeni të organizuar dhe të kënaqur me veten, s’do t’ja dilni as në çift.

4. Mos mendoni gjithë kohës nëse po i afroheni shumë apo jo

Nëse me të ndiheni mirë dhe jeni të sigurtë se s’doni të dilni me askënd tjetër, mos u mendoni gjatë. E kuptojmë që fillimi është paksa i sikltshëm,pasi secili pret nga tjetri, por jo. Për lidhjet e gjata, psikologët rekomandojnë që partnerët të jenë të hapur dhe të shprehin ndjenjat e tyre pa u menduar gjatë.

5. Mbajini sa më spontane takimet

Ndonëse vendi ku takoheshit gjithmonë është kaq familjar për ju, në këtë moment nuk është zgjidhja më e mirë. Mos i ushtroni presion njëri tjetrit dhe lërjani të gjitha momentit.

Artikuj të ngjashëm