Mbrëmjen e 21 shtatorit reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi u martuan me një super ceremoni në afërsi të Prishtinës.
Deri pak më parë gjithçka shkoi siç e kishim parashikuar: zëra që paralajmëronin dasmën, mungesë konfirmimi nga ana e çiftit, më pas ceremonia dhe postime në përfundimin e saj.
Tani, siç është bërë e zakonit prisnim që dyshja të nisej në muaj mjalti, mundësisht në një vend sa më ekzotik dhe të largët të mundshëm.
Ja që jo!
Ditën e djeshme, reperi ka bërë këtë postim në Instagram ku shkruan:
“Kush po e pret këngën e re?”
Sipas Prive, Gjiko u rikthye në studion “Redbox Entertainment” që ditën e dytë dhe siç duket kënga e radhës është gati. Momentalisht reperi po i gëzohet suksesit të “Si Bugatti”, këngë të cilën nuk nguroi ta performonte edhe në dasmën e tij!