Karriera

5 tipare të shefit ideal: Zbulo nëse e ke një të tillë!

26 Shtator 2018

5 tipare të shefit ideal: Zbulo nëse e ke një të tillë!

1. Janë pozitivë – Ata preferojnë të jenë entuziastë, pavarësisht se situata mund të mos jetë aspak e vlefshme. Kjo gjë motivon skuadrën dhe siguron një atmosferë më të këndshme në punë.

2. Janë të ekuilibruar – Suksesi nuk i deh, përkundrazi besojnë se gjithë ekipi është në gjendje të arrijë më shumë.

3. I lexojnë njerëzit si libër – Liderët e zgjuar arrijnë që duke krijuar raporte të ngushta me punonjësit, t’i lexojnë mendimet. Ai/Ajo do ta kuptojë menjëherë nëse diçka nuk shkon me ju.

4. Janë të disponueshëm – Ata besojnë se të gjithë punonjësit, duke filluar nga sanitarët e deri tek drejtuesit e sektorëve të ndryshëm, meritojnë kohën dhe vëmendjen specifike.

5. Vlerësojnë punën – Liderët jo vetëm që vlerësojnë punën e të tjerëve, por përpiqen që ta shfaqin hapur si një mënyrë për t’i vlerësuar publikisht dhe për të motivuar të tjerët.

Pra, si është shefi/shefja?