KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Kuzhina

Sallatat e zakonshme na u mërzitën: Kjo pjatë ka gjithçka që s'i themi dot JO!

26 Shtator 2018

Sallatë Iceberg me Ton

Kjo recetë është përgatitur nga Ami Bekteshi, e cila në Instagram-in e saj ©Renamour_fait_avec_amour ndan me ndjekësit pjata të shumëllojshme.

Përbërësit për 2-3 persona për sallatën:

Sallatë Iceberg

7-8 kokrra domate qershi

½ qepë e kuqe

2 lugë gjelle me misër të zier

150gr djath emental (ose kackavall) në kubikë

3-4 kastraveca të vegjël turshi

1 kavanoz i vogël me ton të zhytur në vaj ulliri

1 avocado

3 vezë të ziera

Përbërësit për salcen e sallatës (dressing):

1 majë luge mustardë Dizhoni (Moutarde de Dijon)

5 lugë gjelle Vaj ulliri

2 lugë caji Uthull balsamike (Aceto Balsamico)

Kripë

Piper i zi

Trumzë

Përgatitja:

E thjeshtë, e shpejtë dhe super e shëndetshme.

Në enën e servirjes së sallatës shtoni përbëresit me radhë sallatën Iceberg, domatet e prera, qepën e kuqe, misër, kastravec turshi, djathin dhe tonin e kulluar nga vaji ku ndodhej më parë.

Nderkohë përgatisim salcën e sallatës (dressing). Hedhim në një enë të vogël mustardën e Dizhonit dhe vaj ulliri e i përziejmë shumë mirë. Më tej shtojmë pak kripë, piper, pak trumzë.

Në fund shtojmë pak uthull balsamike duke i përzier sërish dhe salcën (dressing) e shtojmë në sallatë.

Perziejmë mirë dhe me kujdes të gjithë përbërësit e sallatës që të pasurohen me shijen e salcës dhe në fund shtojmë avocado dhe vezët e ziera. Hedhim pak majdanoz të tharë për shije e estetikë dhe… Bon Appétit 

MOS I HUMBISNI