KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Sport

Dikur bari dhish, sot kampion bote: Historia e futbollistit që mposhti Ronaldo-n dhe Messi-n

25 Shtator 2018

Edhe pse Kroacia u mund në finalen e Kupës së Botës nga Franca, kjo gjë nuk e pengoi Luka Modric të triumfonte krahas futbollistëve më të mëdhenj të momentit. Ai u shpall mbrëmjen e djeshme ''Futbollisti i vitit'' nga FIFA, duke mposhtur Ronaldo-n dhe Messi-n që triumfojnë prej kohësh.

Historia e fëmijërisë së Luka-s u bë publike në një dokumentar të Pavle Balenovic, publikuar nga BBC. Filmimet i përkasin viteve ’89 dhe ’90.

''Familjen Modric e kam takuar vite më parë. Ishin njerëz të thjeshtë. I kam filmuar gjatë jetës së tyre mes maleve të egra. Mbaj mend që lufta u kishte marrë gjithçka. S’i pashë më kurrë, derisa një ditë kuptova që djaloshi që kisha filmuar dikur teksa kujdesej për dhitë e të atit, ishte Luka që ngrinte peshë zemrat e kroatëve në futboll’’, u shpreh Balenovic në një intervistë për The Sun.

Serbët i vranë gjyshin, i dogjën shtëpinë dhe familja e tij u detyrua të jetonte për vite me radhë në një dhomë hoteli. Megjithatë, korridoreve të hotelit në fjalë, siç tregojnë dhe familjarët, Modric nuk e ndau topin nga këmbët.

Pasi u vendos në Zarda, ai iu përkushtua edhe më shumë futbollit, sidomos pas njohjes me trajnerin Tomis Basic, që u nda nga jeta në 2014-n.

Në ceremoninë e djeshme, 33-vjeçari përloti ish-futbollistin e famshëm kroat, Zvonimir Boban, i cili u shpreh se ishte i lumtur që Modric ia kishte kaluar.

MOS I HUMBISNI