KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Martesa

Si ja dola ta lija tim shoq pas 10 vitesh dhe çfarë kuptova për veten pas divorcit

24 Shtator 2018

Sipas statistikave, pothuajse 50% e martesave në botë përfundojnë në divorc. Nuk e mendoja kurrë se do të isha pjesë e kësaj gjysme. Gjithnjë kam dashur të martohem, të kem fëmijë, t’i rris dhe të jetoj me ta një jetë të gjatë dhe të lumtur.

Takova dikë me të cilin merresha vesh shumë mirë dhe kështu u bëmë një kombinim perfekt. Kaluam 10 vite bashkë, por pavarësisht të gjithave martesa përfundoi në divorc. Si ndodhi kjo?

Para martese ne diskutonim për të ardhmen dhe unë mendoja se e njihja plotësisht burrin me të cilin do të martohesha.

Jam 30 vjeç. Pak muaj më parë mora një vendim të dhimbshëm, por të nevojshëm dhe lash tim shoq me të cilin kam kaluar 1/3 e jetës sime. Nuk është se nuk e donim më njëri tjetrin. Kishim probleme, sigurisht, por ja dolëm të rrinim bashkë dhe të bënim një jetë të mirë, ashtu si gjithë të tjerët. Shumë përpara martese, ne planifikonim të ardhmen tonë, madje vendosëm edhe për emrat e fëmijëve.

Por, gjatë viteve të para të martesës, as nuk e menduam të kishim fëmijë.

Po shijonim kohën me njëri tjetrin. Bënim dhurata, dedikime dhe kënaqeshim në apartamentin tonë. Të dy punonim, ai kishte biznesin e tij dhe unë e mbështesja gjithnjë.

Unë punoja shumë. Bëja 2 punë dhe s’kisha asnjë ditë pushim ndërkohë që im shoq bënte punën që donte.

Pothuajse gjatë gjithë martesës tonë (6 vite), unë bëja 2 punë. Punoja deri vonë, ndonjëherë edhe pa asnjë ditë pushim, por sërish nuk harroja të dukesa bukur apo të kujdesesha për shtëpinë. Im shoq flinte shumë dhe gjente kohë pushim për veten me idenë se vetëm kështu mund të gjeneronte plane të reja për projektet e tij. Ai ishte gjithmonë nëpër takime dhe unë përpiqesha të mos e besdisja. Nuk e shqetësoja kurrë  kur thoshte se donte të dilte me shokët e tij.

U përballa me një zgjedhje të vështirë: të prisja ose të largohesha.

Im shoq nisi të kujdesej për shëndetin e tij, pastaj më kërkoi ta shtynim sërish shtatzëninë. Në fund më tha se nuk na duhej një fëmijë (ndoshta në një të ardhme) sepse në kornizën e tij të lirisë, nuk kishte vend për fëmijët. Zgjedhja ime sa vinte dhe bëhej më e vështirë.

Pse mu desh kaq shumë kohë për tu divorcuar?

Gjatë këtyre 10 viteve, s’e imagjinoja dot veten pa këtë njeri. E dija që nëse më duhej hudhër në pjatë, ai do të më jepte të vetën.  Sapo nisja të bëja një pyetje ai e dinte çfarë do thoja dhe përgjigjej. Vetëm mendimi se mund të shihja një njeri tjetër nëpër shtëpi, më trembte. Mendoja se ishte e pamundur për mua të doja dikë tjetër.

Isha e trembur se askush nuk do të më donte më. Ndoshta nuk isha gruaja më e keqe në botë, por ky mendim po më hante përbrenda.

Do ndryshojë shpejt. Investova kaq shumë kohë dhe durim në këtë lidhje. Ta humbisja do të thoshte që ishte kohë e humbur.

Çfarë do të mendojnë të tjerët? Isha kaq e frikësuar se të gjithë do të fillonin me thashetheme rreth jetës sime.

Por pse e lash në fund?

Kishte ardhur koha të mendoja për veten time në vend që ta sakrifikoja atë për lirinë e tim shoqi (edhe pse e doja shumë). Pse nuk e bëra më parë? Dashuria është e verbër dhe besimi në fund të lumtur ishte i madh. Isha gjithnjë gati ti jepja tim shoqi gjithçka. Derisa e mora këtë vendim vuajta shumë, por kuptova se vetëm unë isha ajo që doja të rritesha në këtë lidhje. Kuptova gjithashtu se në këto 6 vite martesë, s’mbaja mend asgjë përveç punës, shtëpisë dhe ca udhëtimeve të shkurtra bashkë.

Gjatë gjithë kësaj kohe, kuptova që të jesh e divorcuar nuk është një stigmë.

Gjithmonë jam përpjekur të kujdesem për aparencën time. Vija re se meshkujt ende më shihnin. Isha një shtëpiake dhe grua në karrierë shumë e mirë. Kisha eksperienca për të ndarë me të tjerët. Askush nuk është i frikësuar nga një grua e divorcuar, kjo është e sigurtë.

Pavarësisht gjithë vështirësive dhe ndjenjave të ngrohta që kisha për tim shoq, jam e lumtur që mora këtë vendim dhe nuk pendohem. Historia ime mund të jetë një shembull i mirë për këdo. Të analizojnë lidhjen e tyre dhe ta rikonsiderojnë rolin e partnerit. Ndoshta mund të kuptoni se po humbisni kohën, apo se nuk jeni me njeriun e duhur. Ose ndoshta do të doni ta përqafoni dhe t’i tregoni se jeni me fat që e keni në krah!

MOS I HUMBISNI