Për këdo që e ka harruar, Greta Koçi drejtoi për një mandat 4-vjeçar të rinjtë e Partisë Demokratike, mirëpo më pas ajo “nuk u pa” më në PD.
E ftuar dje tek “Xing me Ermalin”, Greta pohoi se nuk i ka ndryshuar bindjet politike, vazhdon ende të mbetet e djathtë, dhe largimi erdhi si pasojë e muzikës.
“Ishte mjaftueshëm një mandat, 4 vite; ishte shumë impenjative [si punë] dhe erdhi momenti që duhet të kishte një shkëputje që të merrja frymë, pasi jam në moshën më të mirë për të vazhduar muzikën.”
Ndër të tjera, ajo u ndal edhe tek takimi me kryeministrin Rama, që bëri bujë vitin e kaluar.
“E takuam rastësisht zotin Rama. Ishte me bashkëshorten dhe djalin. Më bëri përshtypje ana e tij njerëzore. U tregua shumë i dashur, i sjellshëm dhe komunikues. Tamam artist. Që prej asaj dite, gëzoj një respekt të veçantë për të, si njeri."