Mbrëmë, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko thanë “po” në sy të ligjit, miqve dhe familjarëve. Ceremonia u mbajt në Prishtinë. Elita veshi dy fustane, një të fryrë, me xixa e pupla dhe një të dytë, me linja pas trupit dhe thekë të shkëlqyeshme. Gjiko qëndroi klasik me kostumin blu të errët, këmishën e bardhë dhe papijonin e kuq.
Pasi babai i Elitës e shoqëroi nusen drejt altarit, dasma vijoi celebrimin e çiftit, procedurë standarte që u mbyll me puthjet e ëmbla mes të sapomartuarve. Kjo video nga Xing.al e demonstron më mirë. Nuk munguan fishekzjarret, sigurisht.
View this post on Instagram
Dyshja dhe të ftuarit kërcyen çdo këngë duke nisur nga “Si Bugatti” e Gjikos e deri tek çdo këngë popullore. Kushdo që ka postuar momente nga dasma, duket se e ka shijuar në maksimum (ju rekomandojmë postimet në Instagram Stories nga Ledri). Nëse do të ishim në “Luftën e Nuseve”, atmosferës do t’i jepnim dhjetë pikë.
View this post on Instagram
Nëse engjëjt do të ishin torta, do të dukeshin kështu. Kjo dasmë nuk ka asgjë minimaliste.
Dy valltare bellydancer performuan për Gjikon, ulur në karrige, me syze vënë dhe puro në gojë. Pas tij, performuan për babain e Gjikos.
Pati tupana për një prej kërcimeve të çiftit.
Ermal Fejzullahu kërceu me një gotë në kokë. Edhe një herë, atmosfera merr dhjetë pikë.
Dhe Gjiko realizoi një valle dyshe rastësore me Butrint Imerin.
Ndodhi dhe kjo...
Kjo dasmë ka shumë për të zbardhur, kështu që kini durim.